Deputetët e VV-së kritika për koalicionin: Strukturat paralele janë në Qeveri

Lajme

Deputetët e VV-së kritika për koalicionin: Strukturat paralele janë në Qeveri

Më: 16 qershor 2016 Në ora: 15:32

Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e mbajtur në mëngjes ka vendosur se do të procedojë në Kuvend për miratim projektligjin për vazhdimin e mandatit të EULEX-it, seanca e Kuvendit ka filluar, por pa u përmendur kjo pikë e cila pritet që të jetë pikë e rendit të ditës.

Edhe pse pritej që çështja e mandatit të EULEX-it të jetë në rend dite, në seancë mungon kryeministri i vendit Isa Mustafa dhe kryeparlamentari Kadri Veseli. Seanca po vazhdon me agjendën e paraparë dhe se ende nuk ka pasur kërkesë, për futje në rend dite çështjen e zgjatjes së mandatit të EULEX-it. Por pas përfundimit të deklarimeve parlamentare, me kërkesë të grupit parlamentar të LDK-së dhe PDK-së u fut në rend dite edhe kjo pikë.

Në fillim të seancës deputetët kanë folur për çështje të ndryshme.

Deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca është shprehur i shqetësuar në lidhje me prezencën e strukturave paralele në veri që sipas të cilit këto struktura jo vetëm që nuk janë shpërbërë por gjenden në koalicionin qeverisës PDK-LDK.

Ai madje ka paraqitur edhe disa fotografi ku shihet kryetari i komunës së Kllokotit me armë duke ushtruar në një poligon qitje në veri.

Konjufca: Strukturat paralele në koalicionin qeverisës

“Dua ta prezantoj një fotografi para juve. Ky që po e shihni është kryetari i komunës së Kllokotit. Njëra prej komunave të krijuara me pakon e Ahtisarit Sreçko Spasiq dhe është duke qitur me armë zjarri në një poligon të cilin e ka ndërtuar Serbia në veri të Kosovës. Dhe ku po ushtrojnë në mënyrë të armatosur strukturat paralele dhe të paligjshme të Serbisë, për të cilat qeveria e Kosovës thotë që po shpërbëhen...a i din qeveria e Kosovës këto. Nëse nuk i di, çfarë qeverie është kjo që nuk e din se çka po ndodh në oborrin e vet. Çfarë qeverie është kjo që para hundës Serbia i ndërton poligone të ushtrimeve ushtarake dhe të armatosura dhe qeveria jonë bënë sehir, e merret me zgjedhjen e zv./ministrave apo me kujt kush ka me ia dhënë tenderin. Kush po merret me sigurinë dhe shtetin e Kosov ës, shtrohet pyetja. Në mandatin e kaluar qeveria e Kosovës pat thënë se strukturat e Serbisë do të shpërbëhen në nëntor të vitit 2014, tash jemi në qershor të vitit 2016 dhe këto struktura jo vetëm që nuk janë shpërbërë, por janë në koalicion qeverisës bile me LDK-në dhe PDK”, tha ai.

Ndërsa tha se gjyqësia në Kosovë është kapur nga pushteti dhe se reagon vetëm kur në pyetje është opozita dhe jo kur kanë të bëjnë me strukturat e Serbisë dhe krimin e politikës.

Konjufca: Gjyqësia e zellshme për opozitën, por jo për struktura paralele dhe krimin e politikës

“Gjyqësia jonë e kapur nga pushteti. Është shumë e zellshme për persekutimin e opozitës dhe kundërshtarëve politik, ama kurrë nuk i ka prekur dy kategori të njerëzve në Kosovë, strukturat e Serbisë dhe krimi i politikës, që është krim i organizuar në Kosovë. E kjo tregon më s ë miri se në dorë të kujt është shteti i Kosovës”, tha Konjufca.

Ndërsa Blerta Deliu, e ngriti si shqetësim rastin e vdekjes së vajzës në Prizren. Ajo tha se ky rast nuk duhet të politizohen por institucionet duhet të marrin masa, që raste të tilla të mos ndodhin më.

Deliu: Të mos politizohet ky rast

“Konsideroj se është e dhimbshme dhe shumë e rëndë humbja e jetës së një fëmije dhe nuk guxojmë që në asnjë mënyrë këtë rast ta paragjykojmë dhe politizojmë. Mendoj se drejtësia duhet të veprojë ta trajtoj me prioritet dhe ndjeshmëri, në mënyrë që të dihen saktë shkaqet dhe pasojat që quan në këtë tragjedi dhe të merren masa ndaj atyre që kanë dështuar ta përmbushin obligimin e tyre ligjor. Pas asaj që ndodhi në Prizren kërkoj urgjentisht nga institucionet që të ndihmojnë me hapa konkret familjen e vajzës që pësoj tragjikisht. Ndonëse e di që nënës në asnjë mënyrë nuk do të mund të ia kompensojnë humbjen e fëmijës së saj. Mendoj që ajo tani ka nevojë për strehim të sigurt për rehabilitim dhe mbrojtje”, tha Deliu.

Ndërsa deputetja Albulena Haxhiu tha se para se prokuroria të ngris akuza për pjesëtarë të opozitës, duhet ta hetojë kryeministrin Isa Mustafa dhe t’i kap peshqit e mëdhenj.

Haxhiu: Të hetohet kryeministri Mustafa

“Në vend se kryeprokurori i shtetit të shihet duke e shpartalluar mafinë parapolitike, ai shihet në kafenetë e Prishtinës me aparatqik politik. Cili është shembulli i cili po jepet nga kreu i organit të ndjekjes penale, luftimi i krimit natyrisht se jo, por e kundërta. Para se prokuroria të ngris ekspres akuza për deputetët e opozitës për veprimet e tyre në Kuvend do të ishte e udhës që të hetojë e gjykojë kryeministrin Mustafa, madje nga këtu po i bëjë thirrje për një gjë të tillë. Vetëm po ta shohësh Prishtinën kuptohet se deri para tri vitesh, këtu ka vepruar një rrjet i madh i krimit të organizuar para të cilit prokuroria është dorëzuar dhe ka mbyllur sytë. Andaj meqe po përmendet luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit si kusht për liberalizimin e vizave prokuroria le ti kap peshqit e mëdhenj dhe urdhërdhënësit. Nuk ka shtet përmes drejtësisë selektive dhe kalkulime politike nëpër kafenetë e Prishtinës”, tha Haxhiu.

Në lidhje me këtë deklaratë të Haxhiut ka reaguar deputeti PDK-së, Elmi Reçica. Sipas tij Vetëvendosje me veprimet e tyre aktuale, po tenton ta instalojë logjiken e UDB-së se kush me kënd rrinë. Reçica ka reaguar pas publikimit të një fotografie, ku shihej ai, bashkë me kryeprokurorin Aleksandër Lumezi, duke thënë se është derdhur gjak që të mos instalohet logjika e UDB-së.

Reçica: VV, po instalon logjikën e UDB-ës

“Dua të kërkoj nga VV që me veprimet e tyre aktuale, a mos po tenton ta instaloj logjiken e UDB-së se kush me kënd rri. Është një logjikë e mbrapsht. Besoj që e kemi tejkaluar kohë me herët dhe besoj se duhet të kenë kujdes çfarë veprime po bëjnë. Një pjesë e tyre vërtetë kanë pasur pasoja se kush me kënd ka ndejt dhe është shoqëruar. Besoj që është dhënë shumë mund është derdhur shumë gjak, janë mbajtur shumë vite burg që mos të instalohet kjo logjikë. Ka në VV e cila iu shërben për ‘lavazh’, që ata ose familjarët e tyre kanë qenë antikombëtar dhe pastaj dalin patriot. Me çfarë autorizimi VV bënë fotografime të fshehta. A qëndron dikush pas jush, mos keni ndonjë shërbim të fshehtë. Mos bini pre e atyre veprimeve”, tha Reçica.

Ndërsa Besa Baftiu pati kritika për qeverisjen e Isa Mustafës, duke deklaru ar se i ka sjellë vetëm dëme vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat