Bamje, për të zhdukur aknet dhe rrudhat

Shëndetësia

Bamje, për të zhdukur aknet dhe rrudhat

Më: 15 qershor 2016 Në ora: 23:00
Bamjet

Bamjet, që njihen ndryshe si “gishtat e zonjave”, mund të mos duken gjë në pamje, por në fakt janë një ndër perimet më të pasura me vlera ushqyese.

Ato janë jo vetëm një burim i pasur i fibrave, vitaminave dhe antioksiduesve, dhe përmbajnë shumë pak kalori, por janë gjithashtu të mirë për lëkurën dhe sytë.

“Bamjet njihen për nivelet e tyre të shumta të vitaminës A, C dhe shumë antioksiduesve të tjerë që i bëjnë ato opsionin e duhur për zhdukjen e rrudhave, akneve, acarimeve në lëkurë dhe njollave” shpjegon dermatologia Lana Pinchasov.

Padyshim, nuk mbeten prapa as sytë.

“Disa prej antioksiduesve të gjendur tek bamjet, që janë të mira për shëndetin e syve, janë beta-karotene, zeaxanthin dhe lutein”, thotë dermatologia. “Këto antioksidues promovojnë neutralizimin e radikaleve të lira në sy, që shkaktojnë shkëputjen nga trupi të qelizave përgjegjëse për degjenerimin makular dhe kataraktet. Ato parandalojnë gjithashtu sëmundje të ndryshme tek sytë”, shpjegon ajo.

Pinchasov rekomandon që t’i përdorni bamjet jo vetëm në gatime të ndryshme, por edhe për të pastruar fytyrën nga akent de rrudhat.

“Mënyra më e mirë është t’i zieni bamjet derisa të zbuten. Më pas, me anë të një piruni i shtypni mirë derisa të formohet një pastë. Aplikojeni atë në fytyrë dhe mbajeni për 4-6 minuta. Përsëriteni këtë trajtim disa herë që të merrni rezultatin e duhur ./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat