Tjetër tragjedi në Florida, fëmija 2 vjeçar sulmohet për vdekje nga aligatori

Amerika

Tjetër tragjedi në Florida, fëmija 2 vjeçar sulmohet për vdekje nga aligatori

Më: 15 qershor 2016 Në ora: 21:08
Policia e Floridës në SHBA

Policia e Floridës në SHBA ka konfirmuar se fëmija 2 vjeçar, i cili u rrëmbye nga një aligator në një resort ka mbetur i vrarë dhe se autoritetet po punojnë për të gjetur trupin e tij të pajetë.

Kur kanë kaluar 15 orë nga incidenti zyra e zonës bëri të ditur se nuk ka asnjë mundësi që 2 vjeçari të gjendet i gjallë.

Ngjarja e rëndë tronditi mbarë opinionin vendas, por edhe atë ndërkombëtar kur mediat raportuan se 2 vjeçari i cili shëtiste në bregun e resortit Disney Grand Floridian u tërhoq nga një aligator brenda në ujë.

Gjithçka ndodhi mbrëmjen e së martës. Babai i djalit hyri në ujë për të tërhequr nga aligatori, por gjithçka ishte e kotë, bëjnë të ditur autoritetet.

Më herët 50 policë dhe ekspertë u vunë në kërkim të fëmijës, por pas orësh kërkimesh forcat e sigurisë arritën të dilnin në konkluzionin se aligatori ka sulmuar fëmijën për vdekje.

Kjo nuk është hera e parë që në SHBA regjistrohet një incident i tillë ose i ngjashëm. Që prej vitit 1948, 22 persona janë vrarë nga aligatorët vetëm në shtetin e Floridas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat