Nervozohet Shpend Ahmeti

Lajme

Nervozohet Shpend Ahmeti

Më: 15 qershor 2016 Në ora: 16:58
Shpend Ahmeti

I pari  Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shfytëzuar llogarinë e tij në Facebook  për t’iu rykthyer tëmes së autobusve. Ai  ka kërkuar nga Ministria e Financave që të nënshkruaj garancionin për prurjen e autobusëve urbanë në Prishtinë.

“Më falni që në këtë ditë të lojës po shkruaj prapë për autobusë, por vetëm insistimi jonë si qytetarë dhe presioni mund ta shlyejnë këtë qeveri për të punuar për të mirën e qytetarëve”, ka shkruar Ahmeti, duke kujtuar se “pas një viti heshtje në maj e vendosen edhe një kusht për ta kaluar në qeveri garancionin”.

Ai ka thënë se sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës nuk ka qenë fare kjo pikë në rend dite dhe ka potencuar se kanë kaluar 20 ditë nga kushti që e kanë vendosur vetë qeveria, dhe nuk po e konfirmojnë.

“Me 18 maj e kaluam, me 25 e dërguam në qeveri për ta konfirmuar ligjshmërinë. Ministria e Financave i ka pas 15 ditë për ta konfirmuar. Kanë kaluar 20 ditë dhe kushtin qe vetë e kanë vendos nuk po e konfirmojnë. Sot kishte mbledhje te qeverisë dhe garancioni nuk ishte në rend dite. Të premten është edhe një mbledhje”, shton Ahmeti, teksa përfundon me një frazë gjithë këtë postim: “Nënshkruane më se e tepruat!”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat