Të premten vendimi për Brezovicën?!

Lajme

Të premten vendimi për Brezovicën?!

Më: 15 qershor 2016 Në ora: 14:46
Ilustrim

Komiteti Drejtues Ndërministror, të premten do të bëjë publik vendimin për projektin Brezovica.

Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, një burim i afërt me këtë proces.

Po i njëti burim ka thënë se Komiteti Drejtues Ndërministrorë ka planifikuar që të premten të mbaj konferencë për media ku edhe do të dihet vendimi përfundimtarë për këtë projekt, që deri tash nuk tregon se ka sinjale pozitive.

“Ata në këtë konferencë do të njoftojnë për dështimin e procesit. Oferta financiare e dorëzuar në muajin e kaluar nga konzorciumi francez “MDP Consulting-Compagnie des Alpes” , dëshmon edhe një herë se kjo kompani nuk është në gjendje t’i siguroi 163 milion euro për fazën e parë të investimeve në kompleksin turistik Brezovica”, tha ky burim.

Nga ana tjetër, redaksia e ka pasur të pamundur të marrë përgjigje zyrtare nga personat kompetent.

Përgatitjet për koncesionimin e kompleksit turistik “Brezovica” kishin nisur që nga viti 2006. Komit eti Ndërministror në vitin e kaluar kishin shpallur fitues konzorciumin e vetëm “MDP Consulting – Compagnie des Alpes”, i cili ka paraparë të investoj 410 milion uro për disa vite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat