Makina përplas motorin, plagosen rëndë nënë e bir

Kronikë e zezë

Makina përplas motorin, plagosen rëndë nënë e bir

Më: 15 qershor 2016 Në ora: 12:03
Ilustrim

Dy persona të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur rëndë në një aksident automobilistik në Mat. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Suç-Gurrë e Vogël.

Makina tip “Mercedez Benz” me drejtues shtetasin me inicialet B. E., 31 vjeç, banues në fshatin Gurrë të Klosit është përplasur me një motor tip “Lifan” pa targa, me drejtues shtetasin S. P., 27 vjeç. Mësohet se pasagjere në motor ishte edhe nëna e 27-vjeçarit.

Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur nënë e bir, të cilët janë transportuar nga Mati drejt Spitalit të Traumës për mjekim të specializuar.

Bëhet e ditur se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat