Historia, Gëzimi tregon vuajtjet nga e dashura police: Gjithçka për 2 mijë euro!

Life style

Historia, Gëzimi tregon vuajtjet nga e dashura police: Gjithçka për 2 mijë euro!

Më: 14 qershor 2016 Në ora: 19:50
Gëzim Hatija

I dashuruar për 4 vite me një punonjëse policie Gëzim Hatija priste që gjithçka të shkonte mirë, me besim tek partnerja ai i dha asaj një borxh prej 2000 euro.
Ndarja për ta erdhi shume shpejt, por ajo që vazhdonte t’i bashkonte ishte borxhi të cilin Gëzimi e kërkonte me insistim.

Pas ndarjes konfliktet mes tyre u bën edhe më të shpeshta. Laureta përfshiu dhe miq të saj kolegë të cilët duke përfituar dhe nga uniforma e policisë që mbanin veshur e kërcënonin dhe fyenin vazhdimisht Gezimin.

I denoncuar prej tyre ai ka bërë edhe 5 muaj burg, por edhe pse beson fort tek pafajësia e tij nuk e ka apeluar këtë vendim gjykate.

Ai kërkon në TVNews24, tek emisioni ‘Me Zemër të Hapur’, drejtësine e mohuar dhe zbardhjen e se vërtetës.

Historia e Gëzimit

Gëzim Hatija 39-vjec, ka pasur një lidhje 4 vjeçare me një punonjëse policie, Laureta C. Në kohën kur u ndanë ajo i detyrohej 2 mijë euro që ja kishte marrë borxh, por pa dokument.

Kishte premtuar se do i jepte, por në telefon ja mohonte. E kishte bezdisur në telefon për lekët. Ka shkuar i detyruar dhe ka takuar ish shefin e SHKB në vitin 2014’ dhe i ka shpjeguar problemin që kishte. 2-3 here e ka takuar për këtë problem dhe i ka kërkuar ndihmë që të gjendej një mënyrë pa bërë kallzim, që mos t’i prishte punë Lauretës.

Kolegë të saj e kishin parë Gëzimin që bënte takime me ish shefin e SHKB. Kolegët e saj filluan ta bezdisnin në rruge kur e shihnin, i merrnin dhe lek pa arsye. Sipas tij, këta ishin nga Policia Rrugore.

Këtë zhvatje nga policia, ia faktoi dhe shefit të SHKB. Gëzimi në muajin korrik të vitit 2014, teksa shkonte më këmbë në fshatin e tij Kutalli, është ndaluar nga vëllai i Lauretës, Saimiri, i cili e ka fyer dhe e ka sharë shumë rëndë.

Në atë kohë kur Gezimi kishte qëndruar në qendër kanë shkuar dhe policët se ishte bërë një aksident. Gëzimi i ka kërkuar që të qetësohej dhe të flisnin të dy tek lokali, ai ka vazhduar dhe bashkë me të dhe një polic Sokol Bjeshova i cili ishte koleg në turn me Lauretën atë ditë. Ndërkohë që Gëzimi i ka kërkuar ndihmë ai ka e fyer.

I detyruar ka telefonuar në nr 129 policinë. E lidhin me një numër tjetër policie ku ai ka sqaruar situatën dhe ka dhënë emrat dhe adresën ku ishte. Polici Sokoli ka dëgjuar në radio këtë informacion, u larguan që të mos kishin probleme. Shkojnë 2 punonjës policie në vendngjarje, ju dha një deklaratë, kanë shkuar në shtëpinë e Saimir Jahos, i cili s’ka pranuar as faktin që ka qenë atje. Më pas e lanë të ikte për në shtëpi, nuk e panë të arsyeshme ta shoqeronin ne komisariat. Për të mbrojtur veten pasi morën vesh që Gezimi i kishte denoncuar per mosdhënien e ndihmes( Shperdorim detyre) në orën 9 e 20 te darkes kanë bërë kallzim në Prokurori kundër Gëzimit. Gëzimi thotë se, Laureta e ka akuzuar për perndjekje, ndërsa polici tjetër ka dalë si dëshmitar.

Ata kanë pretenduar se ai ka shkuar dhe shume herë të tjera për të vërtetuar përndjekjen, por kur Gëzimi ka kërkuar të hetoheshin oraret që ata kishin deklaruar ka rezultuar se ata në ato ditë, nuk kanë qenë me shërbim. Sipas Gëzimit, kjo ishte një stisje nga ana e policëve.

Ditën tjetër në dt. 19 korrik 2014, policia ka shkuar në shtepinë e tij ku dhe e ka ndaluar policia. Mbas 72 orësh e lane me arrest me burg, kreu 5 muaj e 10 dite. Gjykata e Beratit e deklaroi fajtor për përndjekje dhe i dha 8 muaj burg ( bëri 1/3, 5 muaj e 10 dite). Pas daljes nga burgu polici Sokoli sipas Gëzimit, i ka thënë “ Të mjaftoi aq apo do më?”

Pas disa muajsh Sokoli përjashtohet nga Policia e Shtetit.

Laureta u frikësua dhe filloi t’i dërgonte sms. Gëzimi thotë se telefonatat pa numër e shanin dhe e ofendonin, ndaj shkoi bëri kallzim në Prokurori.

E merrni në tel pa numër e shanin e ofendonin ndaj shkoi bëri kallzim në Prokurori. Doli që numri që bezdiste ishte i Lauretës, më pas ai ka marrë dhe një kërcënim nga 2 persona me pistoletë.

Në gjykatë kishte bërë padi për kthimin e lekëve. Ka bërë një kallzim të dytë pasi i kanë qëlluar makinën me gur. Në prokurori ra dakord të mbyllte cështjen e bezdisjes me telefona dhe sms. Hoqi dorë nga ky kallzim e firmosi. Mori vesh më pas që vëllai i Lauretës ka shkuar në shkollë dhe është interesuar për fëmijet e Gëzimit (i ka identifikuar). Atëherë ka dërguar teëgjitha faktet edhe tek Ministri i Brendshëm në Tiranë. Në prokurori bëri sërish kallzim paraqiti mesazhet sepse vazhdonte sërish. Kallzimin e ka marrë shefi i kontrollit te brendshem Robert Kola ne Gusht 2015. Nuk është bërë asgjë deri tani. Nuk e ka apeluar vendimin e Gjykatës së Beratit që e dënoi, ka qenë i stresuar dhe i rënduar psikologjikisht.

“Do të zbardhet e gjithe cështja nga fillimi deri ne fund pasi gjithcka eshte shumë e qartë”, e mbyll Gëzimi historinë e tij tek emisioni “Me zemër të hapur’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat