Arianit Koci: EULEX-it i duhet edhe një mandat dyvjeçar

Politika

Arianit Koci: EULEX-it i duhet edhe një mandat dyvjeçar

Më: 14 qershor 2016 Në ora: 19:00
Avokati Arianti Koci

Avokati Arianti Koci është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës për të folur rreth vazhdimit të mandatit të EULEX-it.

“EULEX duhet të qëndrojë pa dyshim – jo pse ka dështuar sistemi ynë juridik, por ka nevojë për përkrahje dhe ka nevojë për përafrim të ligjeve tona me ato të Europës”.

“Jam kritik ndaj disa individëve në kuadër të EULEX-it. Ata përfaqësojnë vetveten në kuadër të misionit të EULEX dhe aty ka shumëçka që duhet të përmirësohet, mirëpo EULEX-in nuk e përcaktojnë disa individë, sepse ka kryer punë të mirë”.

“Na kanë ofruar ekspertizë dhe përvojë të re që bashkërisht të shkojmë në Europë”.

“Sistemit të drejtësisë i duhet përkrahje. Kemi profesionistë shumë të mirë, por si vend i shkatërruar kemi pasur dhe kemi nevojë për përkrahje të vazhdueshme, pasi jemi një vend ish socialist”.

“Të gjitha këto elemente bëjnë të bindem që EULEX-it i duhet edhe një mandat dhe ne duhet t’i shfrytëzojmë këto dy vite”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat