Ujësjellësi: Unaza e Re do të ketë kufizim të furnizimit me ujë

Tirana

Ujësjellësi: Unaza e Re do të ketë kufizim të furnizimit me ujë

Më: 14 qershor 2016 Në ora: 18:46
Ilustrim

Zona e Unazës së Re në kryeqytet mund të ketë kufizime të furnizimit me ujë mbrëmjen e sotme.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, Ujësjellësi i Tiranës informon se kufizimi vjen për shkak të punimeve që OSHEE-ja po kryen në nënstacionin e pompimit në Bërxull.

“Ujësjellësi i Tiranës njofton se gjatë mbrëmjes së sotme, në zonën e Unazës së Re mund të ketë kufizime të furnizimit me ujë për arsye të punimeve që OSHEE-ja po kryen në nënstacionin e pompimit në Bërxull”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat