Shefi i Forcave të Armatosura Çeke vizitë zyrtare në Maqedoni

Maqedonia

Shefi i Forcave të Armatosura Çeke vizitë zyrtare në Maqedoni

Më: 14 qershor 2016 Në ora: 18:18
Josef Beçvar po qëndron për vizitë dy ditore në Republikën e Maqedonisë

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës Çeke, Josef Beçvar, sot po qëndron për vizitë dy ditore në Republikën e Maqedonisë. Delegacioni i Forcave të Armatosura Çeke i shoqëruar nga Ambasadori Çek në Maqedoni, Miroslav Ramesh u prit me nderime të larta ushtarakë nga ana e Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Maqedonisë (ARM), Metodija Veliçkovski, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjenerali Josef Beçvar vizitën e tij zyrtare e filloi me një takim me gjeneralin Metodija Veliçkovski, pas të cilit u zhvillua takim mes delegacioneve të të dy shtabeve.

Siç kumton kabineti i ARM-së në takim u prezantuan misionet e pjesëmarrjes së ARM-së në misionet paqeruajtese të udhëhequra nga OKB-ja, NATO-ja dhe BE-ja, aktivitetet e realizuara në bashkëpunim të ndërsjellë dhe mundësitë për përdorjen e kapaciteteve që posedojnë ushtrinë e të dy vendeve.

Ndër të tjera veçanërisht u diskutua oferta për përfshirjen e ushtrisë maqedonase në projektin çek mbi mbrojtjen e zgjuar të sigurimit logjistik “Qendra Koordinative e Logjistikës Shumëkombëshe” dhe pjesëmarrja e përbashkët në stërvitjet ushtarake “Logjistikë e aftë 2019”.

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës Çeke, gjatë qëndrimit në vend do të pritet edhe nga presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ndërsa gjatë ditës së nesërme do të vizitojë kullën e vrojtimit “Bogorodica” në vendkalimin kufitar greko-maqedonas, ku dhe do të mbahet një brifing me anëtarët e forcave të policisë çeke të cilët janë të angazhuar për të ndihmuar në ballafaqimin me krizën e refugjatëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat