Avokati i Rroshit: Arrestimi është bërë pa prova konkrete

Shqipëria

Avokati i Rroshit: Arrestimi është bërë pa prova konkrete

Më: 14 qershor 2016 Në ora: 17:19
Theodhori Sollaku

Avokati  i Elvis Rroshit, Theodhori Sollaku, thotë se arrestimi i kryebashkiakut të Kavajës është bërë pa prova konkrete.

Sipas Sollakut, pretendimet e organit të akuzës janë ngritur vetëm mbi informacione policore.

“Në bazë të ligjit të dekriminalizimit nuk ka detyrim zyrtari të deklarojë për vendet jashtë BE-së. Zvicra është jashtë BE-së dhe për më tepër e gjithë tërësia e materialeve të dosjes flet për informacione policore. Pra, dosja nuk ka asnjë provë në kuptimin e kërkesave që parashikon kodi i procedurës penale”, tha Sollaku pas takimit të sotëm me klientin e tij.

Rroshi u arrestua pasditen e djeshme, pasi gjykata kishte caktuar ndaj tij masën “arrest me burg”, pas kërkesës së prokurorisë. Kryetari i Bashkisë së Kavajës akuzohet se ka fshehur të dhënat në formularin e vetëdeklarimit.

Sipas akuzës, Rroshi rezulton i dënuar në Itali për përdhunim, është dëbuar nga Italia e Zvicra dhe ka përdorur dhe 5 emra në vende të ndryshme të Europës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat