Opozita kërkon zgjidhje urgjente të krizës, përfaqësuesi i VMRO-së ik nga gazetarët

Maqedonia

Opozita kërkon zgjidhje urgjente të krizës, përfaqësuesi i VMRO-së ik nga gazetarët

Më: 14 qershor 2016 Në ora: 17:19
Radmilla Shekerinska

Nënkryetarja e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë Radmilla Shekerinska pas takimit të sotëm me ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jess Bailey dhe Aivo Orav në rezidencën e BE-së në Shkup, tha pret zgjidhje të krizës politike se sa më shpejt që të jetë e mundur.

Sipas saj, shteti është në një situatë ku secila prej çështjeve nga Marrëveshja e Përzhimos qëndron pezull dhe se nuk duhet të lejojnë kriza të thellohet edhe më tej.

“Kjo ditë ishte një shans që partitë të paraqesin qëndrimet e tyre komunitetit ndërkombëtar për atë se çka vendimi parashikojmë për t’i dhënë fund kësaj krize politike. Sa për opozitën, ne kemi nevojë që sa më shpejt të jetë e mundur për të përmbushur të gjitha kushtet për zgjedhje korrekte dhe demokratike, dhe duhet të dihet se se nuk do të jenë përsëritje e zgjedhjeve të mëparshme kriminale”, tha Shekerinska. Ndërkaq përfaqësuesi i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorov nuk ka dashur të komentojë, duke iu shmangur pyetjeve të gazetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat