Greqi: Shkatërrohen kampet e improvizuara të migrantëve

Evropë

Greqi: Shkatërrohen kampet e improvizuara të migrantëve

Më: 14 qershor 2016 Në ora: 15:00
Emigrantët në Greqi

Policia e Greqisë sot i ka shkatërruar edhe dy kampe të improvizuara të migrantëve, afër kufirit të saj me Maqedoninë, ndërsa banorët e këtyre kampeve i ka vendosur në kapacitetet shtetërore, kanë thënë zyrtarët.

 

Policia në qytetin e Selanikut, që është i dyti për nga madhësia në Greqi, pas kryeqytetin Athina, tha se operacioni po vazhdon për kampet e improvizuara, që janë ngritur afër një moteli përgjatë një autostrade dhe një pompe të afërt të benzinës.

 

Shumica e migrantëve janë nga Maroku, Algjeria dhe Pakistani, ka thënë policia lokale. Sipas statistikave të qeverisë, në këto dy kampe afër kufirit me Maqedoninë, gjenden afro 1,900 migrantë.Dje, më se 1 mijë njerëz janë zhvendosur nga një kamp i improvizuar, raporton AFP nga Selaniku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat