Gjilan: Analisti i kredisë ja lëshon kredinë klientit por ja merr 500 euro

Gjilani

Gjilan: Analisti i kredisë ja lëshon kredinë klientit por ja merr 500 euro

Më: 14 qershor 2016 Në ora: 14:00
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një analist i kredisë në njërën nga bankat në Gjilan, pasi që ja lëshoi kredinë klientit me shumë 3000 euro ja merr rryshfet 500 euro.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Gjilan 17.10.2011-NN. Me datën 13.06.2016 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar analist në një bankë, pasi që i njëjti duke keqpërdorur pozitën e tij zyrtare kishte arritur që një klienti mashkull K/Shqiptar t’i sigurojë të marrë një kredi në shumë prej 3000€ duke i marrë ryshfet një shumë prej 500€. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat