Nga Meksika vjen lajm i madh për skijimin e Kosovës

Skijim

Nga Meksika vjen lajm i madh për skijimin e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 14 qershor 2016 Në ora: 10:39
Milaim Kelmendi

Lajmi i madh vjen nga Meksika për skijimin e Kosovës. Federata e Skive e Kosovës është pranuar me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Skive (FIS). Para pak minutave nga Meksika, kryetari i Fedaratës së Skive të Kosovës, Milaim Kelmendi, për gazetën kombëtare "Bota sot" deklaroi se kjo është një fitore e madhe në përgjithësi për sportin tonë. "Kam nderin dhe kënaqësinë të ju informoj se sot pas diskutimeve të shumta me shumicë votash Kosova u pranua në familjen e madhe të FIS-it", tha Kelmendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat