Pacolli flet për dhunën e tifozëve

Lajme

Pacolli flet për dhunën e tifozëve

Më: 13 qershor 2016 Në ora: 22:32
Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjeta Pacolli ka reaguar pas dhunës ndërmjet tifozëve në Kampionatin Europian.

Pacolli ka shkruar në Facebook se ndjehet krenar dhe i lumtur me sjelljen e tifozëve shqiptarë dhe se në tifozët e Kombëtares shqiptare janë për tu ndjekur shembull.

“Duke parë skenat e dhunshme të tifozëve të huaj në Kampionatin Evropian, si rasti i anglezëve dhe rusëve, por edhe gjermanët me ukrainasit, jam shumë krenar dhe i lumtur me sjelljen e tifozëve shqiptarë. Ne vërtet jemi shembull i mirë. Në këtë foto që po ju sjell, ishim së bashku me tifozët zviceranë duke ndjekur ndeshjen së bashku, dhe në fund ia uruam njëri-tjetrit rezultatin, siç e kërkon kultura edhe edukata”, ka shkruar Pacolli në Facebook./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat