UEFA heton tifozët rusë

Futboll

UEFA heton tifozët rusë

Më: 12 qershor 2016 Në ora: 13:03
Tifozët rusë

UEFA hapi hetimet për trazirat e së shtunës në Marsejë. Tifozët rusë pritet të ndëshkohen pasi krijuan probleme brenda dhe jashtë stadiumit.

Sipas njoftimit të UEFA-s që pritet të japë një vendim të martën ata shfaqën sjellje raciste dhe lëshuan flakadanë dhe u përpoqën që të përleshesheshin me përkrahësit anglezë edhe në tribunat e “Velodrome”.

Ngjarjet e dhunshme ku protagonistë ishin mbështetësit e të dy skuadrave nisën në rrugët e qytetit duke shkaktuar më shumë se 30 të lënduar madje njëri prej tyre, angelz, ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Mediat ndërkombëtare publikuan pamje të përplasjeve ku më të rëndat ishin në portin e vjetër të Marsejës ku përfshinë rreth 50 persona.

Situata është qetësuar vetëm me ndërhyrjen e forcave të rendit. Ata shpërndanë turmën duke përdorur gaz lotësjellës. Franca më shumë se terrorizmit në këto moment duhet të shqetësohet për huliganzimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat