Paralajmërimi i shërbimeve ruse për një luftë të re në Maqedoni

Maqedonia

Paralajmërimi i shërbimeve ruse për një luftë të re në Maqedoni

Më: 12 qershor 2016 Në ora: 12:32
Putin dhe Gruevski

Fetnete Ramosaj, bashkëpunëtore profesionale në Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës (IHKL) thotë se, roli i Serbisë, por edhe i aleates së saj Rusisë, në destabilizimin e Maqedonisë është i dukshëm, njofton INA.

“Me këtë udhëheqje të shantazhuar dhe të manipuluar, për të mos thënë edhe proserbe, vështirë se mund të gjendet zgjidhje e qëndrueshme në Maqedoni, aq më tepër kur shërbimet sekrete serbe e ruse kohëve të fundit kanë paralajmëruar fillimin e një lufte të re në Maqedoni dhe po investojnë e po influencojnë vazhdimisht për ta mbajtur një vatër aktive të krizës atje. Kriza politike mund të zgjidhet kur udhëheqësit e atjeshëm të përcaktohen qartë për rrugën euro-atlantike, të mendojnë dhe të punojnë për interesat e popullit dhe të vendit të vet pa dallim etnie”, thekson ajo.

Ajo flet edhe për Marrëveshjen e Ohrit, tw drejtat e munguara të shqiptarëve si dhe proceset e montuara.

“Marrëveshja e Ohrit meqë nuk është zbatuar në afatin e paraparë që të zbatohej, tash pas shumë viteve nuk e di sa mund të jetë efektive të kërkohet të zbatohet si e tillë, kur dihet se ligjet dhe veprimet shtetërore në Maqedoni janë tejet diskriminuese në raport me shqiptarët edhe pse është popull shumicë në këtë shtet. Sa më parë që në Maqedoni shqiptarët trajtohen në pozita të barabarta, trajtohen si popull shtetformues e jo si armiq, zgjidhja është më e lehtë dhe e qëndrueshme. Në të kundërtën, nëse nuk ndalen dhe nuk përmirësohen padrejtësitë e bëra ndaj shqiptarëve, kur dihet se qindra shqiptarë mbahen në burgje nëpërmjet proceseve të montuara gjyqësorë si rasti “Monstra”, “Sopoti”, “Kumanova” etj. dhe u mohohen të drejtat kombëtare e njerëzore, duke i konsideruar si popullsi të kategorisë së dytë, Maqedonia si e tillë nuk mund të ketë të ardhme”, thekson ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat