Bashkëjetesa e Familjes Latifi me varfërinë e skajshme e sëmundjen (VIDEO)

Lajme

Bashkëjetesa e Familjes Latifi me varfërinë e skajshme e sëmundjen (VIDEO)

Më: 11 qershor 2016 Në ora: 21:07
Ylber Latifi

Dhimbja për fëmijën e sëmurë e bën ta harrojë varfërinë e skajshme Ylber Latifin nga fshati Metehi në Komunën e Podujevës.

Ai me lot në sy tregon se do jetonte edhe 100 vjet të tjera në skamje vetëm e vetëm t’i shërohej djali.

Lotët e burrit nga Podujeva shtohen kur flet për problemet e tretjes që ka Argjendi trevjeçar.

Me gjithë këto probleme, Familja Latifi as ndihmë sociale nuk merr nga shteti.

Kurse shuma e operimit për Argjendin është e papërballueshme.

“Shtatë mijë e 800 euro. Kush ka zemër e shpirt me i ndihmu k’ti fëmije, tybe s’po di, ma vështirë se me pa evlatin n’kët gjendje s’ka”, thotë Ylber Latif, pa i ndalur asnjëherë lotët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat