Aktivitetet në Prishtinë për Ditën e Çlirimit

Prishtina

Aktivitetet në Prishtinë për Ditën e Çlirimit

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 18:28
Ilustrim

Nesër, më 11 qershor, me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës, në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë do të hapet ekspozita “Prishtina e Humbur” e organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe Organizata “Culture for All – Phase 3”.

Ndërkaq, Komuna e Prishtinës më pas lajmëron se në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare, nga ora 14:00 deri në ora 15:00, do të organizohen “Takime Korale”, ku do të marrin pjesë koret e shkollave fillore të Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat