Qentë vërshojnë qytetin e Ferizajt, pamje trishtuese

Ferizaj

Qentë vërshojnë qytetin e Ferizajt, pamje trishtuese

Nga: K.Goca Më: 10 qershor 2016 Në ora: 18:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shumë rrezik! Po u qartën qentë endacakët vaj halli për ndonjë fëmijë që mund të jetë në ndonjë rrugicë apo edhe në qendër të qytetit.

Me dhjetëra qen shëtisin sikur në ‘bahçe të babës’ apo sikur të janë në korzon e tyre dhe aq lirshëm ecin në qytet.

Trajneri i basketbollit ferizajas, Rrahman Kurti, ka publikuar këtë foto në profilin e tij në facebook. Kjo foto është bërë në qendër të qytetit dhe kjo është një bukuri trishtuese ose kështu vërshohet qytetit nga qentë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat