Shaqiri mesazh Shqipërisë para ndeshjes

Futboll

Shaqiri mesazh Shqipërisë para ndeshjes

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 17:43
Xherdan Shaqiri


Ylli i Zvicrës, Xherdan Shaqiri në një ika folur për emocionet një ditë para ndeshjes së shumëpritur për të gjithë shqiptarët

Xherdan Shaqiri ka thënë se e repektojnë Shqipërinë, por në ndeshjen e nesërme do të kërkojnë fitore.

Sipas tij përballja e së shtunës në Evropian do të jetë mjaft e vështirë për të dy ekipet, pasi siç e kërkojnë kuqezinjtë fitoren, të njejtën gjë e duan edhe zviceranët.

“Shorti ishte një kënaqësi por edhe stres prej familjes dhe shokëve. Unë jam i lumtur sepse do të takoj shokët e mi. Për krejt shqiptarët ishte e veçantë. Familja nuk e dëshironte përplasjen me Shqipërinë, edhe media ka folur shumë, por ka edhe kënaqësi”, ka thënë Shaqiri.

“Kam folur shpesh mes nesh me lojtarët e Shqipërisë. Loja do të jetë e rëndësishme të dy ekipet duam të fitojmë ndaj do të jetë e vështirë edhe për ne. Kam respekt për Shqipërinë sepse e dime nga e kemi vendlindjen. Europiani është i rëndësishëm dhe secili kur shënon guxon të festojë por respekti për Shqipërinë mbetet i njëjtë”, ka shtuar mesfushori shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat