Ndërpritet paraburgimi për Savevskin e Kunovskin

Maqedonia

Ndërpritet paraburgimi për Savevskin e Kunovskin

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 15:56
Zdravko Savevskin

Gjykata pezulloi arrestin shtëpiak për Zdravko Savevskin dhe Vladimir Kunovskin. Atyre do t’u merren pasaportat dhe do të duhet të paraqiten në gjykatë. Kunovski falënderoi VMRO-DPMNE-në sepse sipas tij arrestimi dhe mbajtja në arrest shtëpiak kanë qenë një marketing i mirë për “Të Majtën”.

“Organet shtetërore të sigurisë shfrytëzohen vetëm për interesa personale e jo edhe për ato shtetërore. Si ilustrim do të them se gjatë arrestimit tonë ishin 12 pjesëtarë të njësitit alfa, dhe në ditët e para të arrestimit tonë unë kam numëruar deri në 17 polic të ndryshëm të cilët vinin në adresën e shtëpisë”, tha Vladimir Kunovski- E Majta.
Avokatët e Kunovskit dhe Savevskit kontestuan ekspertizën për dëmin e konfirmuar. Zyra e avokatit të shtetit me vetë nismë ka bëtë vlerësimin e dëmit pa urdhër nga prokurori. Për këtë shkak, pala mbrojtëse ka kërkuar ekspertiza të përjashtohet nga lista e provave pasi është fituar në mënyrë joligjore.

“Në bazë të fletë-pronësive që janë nxjerrë nga Agjencia për kadastër, askund nuk thuhet se pronar i zyrës është presidenti i Maqedonisë. Tani, si kërkon Maqedonia dënim përveç për karriget dhe tavolinat kur nuk paraqitet si pronar sipas fletë-pronësive”, tha avokati Sasho Dukovski.

Më herët, gjykata shqiptoi dënime me burg me kusht për tre pjesëmarrës në protesta ku u demolua zyra popullore e presidentit Ivanov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat