Policia kufitare konfiskon mallra ushqimore me vlerë 7700 Euro

Lajme

Policia kufitare konfiskon mallra ushqimore me vlerë 7700 Euro

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 15:50
Policia Kufitare

Policia Kufitare gjatë kontrollit në dy kombi në fshatin Drobesh të Vitisë ka gjetur dhe konfiskuar disa pako ushqimore me vlerë rreth 7700 Euro, pa dokumente përkatëse. Me ç'rast Polica ka shoqëruar në polici tre persona.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. 

"Gjatë kontrollit në dy kombit e tre të dyshuarve meshkuj K/Shqiptarë janë gjetur dhe konfiskuar disa pako me gjëra ushqimore pa dokumente përkatëse me vlerë rreth 7700€. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat