Presidenti Hashim Thaçi ka kujtuar sot 10 qershorin e vitit 1999 duke e quajtur si një kthesë të madhe për popullin e Kosovës.
Pas 17 vitesh, Thaçi thotë se duhet të rikthejmë entuzizmin dhe ta transformojmë atë në zhvillim të vendit dhe në mirëqenie të qytetarëve.
Postimi i plotë:
Dita e 10 qershorit 1999 ishte ditë e kthesës së madhe për popullin tonë. Kjo ditë shënoi fundin e spastrimit etnik dhe të krimeve të Serbisë në Kosovë. Mbi themelet e kësaj dite kemi ndërtuar shtetin tonë. Sot, 17 vjet më pas, ne jemi në rrugë të mbarë për ta jetësuar aspiratën për një Kosovë anëtare të BE-së dhe NATO-s. Të bashkuar si 17 vjet më parë, ne duhet ta rikthejmë entuziazmin dhe ta transformojmë atë në zhvillim të vendit dhe në mirëqenie të qytetarëve. HTH