Ushqimet që ju duhen në një ditë të ngarkuar pune

Shëndetësia

Ushqimet që ju duhen në një ditë të ngarkuar pune

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 09:16
Ushqimet që ju duhen në një ditë të ngarkuar pune

Ushqimi është një faktor tepër i rëndësishëm, që na ndihmon të qëndrojmë në humor dhe me fuqi edhe gjatë ditëve të ngarkuara.

Gjëja e parë që duhet të bëni sapo zgjoheni është të pini ujë, për shkak se trupi juaj mbetet pa ujë gjatë natës. Duke qenë se 75 % e trupit tonë është i përbërë nga uji, ju duhet ta furnizoni organizmin me lëngje.

Më pas konsumoni ushqime me proteina. Do ju bëjnë të merrni fuqi dhe do t’iu ndihmojnë për një memorie të mirë. Sugjerohet veza.

Mos ndani supën dhe sallatën nga tavolina juaj gjatë orarit të drekës. Dhe është mirë të keni gjithmonë me vete fruta të thata, si bajame, arra, etj.

Për darkë sugjerohet salmon. Ka përmbajtje të lartë të omega – 3s, që studimet e shumta kanë zbuluar se ndihmon në largimin e stresit. Gjithashtu, mund të konsumoni edhe një gotë verë. Studimet kanë vërtetuar se vera nxit qarkullimin e gjakut në tru.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat