Një funksionare e lartë shqiptare, person non grata në Zvicër. Gjeneva e akuzon dhe e dënon për vjedhje

Zvicra

Një funksionare e lartë shqiptare, person non grata në Zvicër. Gjeneva e akuzon dhe e dënon për vjedhje

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 00:47
ilustrim

Funksionarja e lartë shqiptare e Ministrisë së Mjedisit ndalohet të hyjë në Zvicër për tre vite. Përveç kësaj është dënuar dhe me një gjobë për vjedhje në një supermarket në Gjenevë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” nga Zvicra duke ju referuar burimeve ne ministrisë publike zvicerane.
Ajo është shpallur nga autoritetet zvicerane si person i padëshiruar për shtetin. Lajmi është konfirmuar sot nga Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” duke ju referuar burimeve te Gjykatës Administrative Federale.

Diplomatja shqiptare ka vjedhur sende me vlerën e 1667 chf. Funksionarja e shtetit është dënuar nga drejtësia e Gjenevës më 25 maj të 2016.

Gjate një konference ndërkombëtare në Gjenevë në maj 2015, diplomatja e re shqiptare, e diplomua nga një shkollë inxhinierie, kishte shkuar në një qendër tregtare ne Gjeneve për te blere ca sende. Sipas deklaratës së saj, “artikujt ne çantë ishin ca dhurata për një mik.”

Denoncuar nga drejtësia e Gjenevës (Case C-4372/2015 e 25 maj 2016) ajo u dënua pos ndalesës te hyjë ne Zvicër edhe dhe gjobë pre 30 ditësh me nga tridhjetë franga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat