Nisin punimet për “Arenën Kombëtare”, Rama: Uroj që Shqipëri-Kosovë të jetë ndeshja e parë

Shqipëria

Nisin punimet për “Arenën Kombëtare”, Rama: Uroj që Shqipëri-Kosovë të jetë ndeshja e parë

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 17:16
Arena Kombetare

Kryeministri Edi Rama përmes rrjetit social Facebook, ka kujtuar se së bashku me aventurën e  kuqezinjëve në Europian, nisin dhe punimet për Arenën Kombëtare.

Kreu i Ekzekutivit këtë e ka ilustruar dhe me foto, teksa shton se shpresa tij është që ndeshja çelëse e këtij stadiumi të jetë Shqipëri-Kosovë.

“Bashkë me rrugëtimin e Kuqezinjve në Finalet e Francës filloi edhe rrugëtimi për ndërtimin e Arenës Kombëtare  [????]  Për 18 muaj do të hapim dyert e njërit ndër stadiumeve më të bukur të Europës (shpresoj me një ndeshje Shqipëri – Kosovë) dhe do të bëjmë festën më të madhe kuqezi me të ftuar nga çdo hapësirë ku jetojnë shqiptarët ?#‎ForcaShqiperia? [?] [????????] ”, shkruan Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat