Një libër me vështrime letrare…

Libra

Një libër me vështrime letrare…

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 17:04
Ballina librit

Gjilan, 8 qeshor - Ditë më parë, Nijazi Ramadani, krijues nga Gjilani, doli me veprën më të re me vështrime letrare me titull “Vështrime letrare”. Është kjo një vepër modeste me vështrime dhe me kritika nga autori në fjalë. Vepra e N. Ramadanit tregon përpjekjen e autorit në fushën e kritikës letrare, e cila fushë e letërsisë është e vështirë dhe do njohje të thellë teorike-letrare.

Siç dihet, Nijazi Ramadani, pos krijimtarisë së botuar në poezi, prozë, së fundi po merret edhe me sprova të tjera të artit letrar. Ai, kohës së fundit ka filluar të merret edhe me vështrime letrare e publicistikë, ku, herë pas here, këto përpjekje letrare i ka botuar në të përditshmet tona.

Gjer më tani, autori në fjalë, ka botuar këto vepra letrare e publicistike nga fusha të ndryshme të artit të lëtërsisë: “Dheshkronjë arbëri” - (poezi)- (1995), “Kosova dhe vetëvendosja”- (1998), “Një qasje në teatër”, 2004, ”Vrojtime artistike”, 2006 dhe vepra e tij e fundit që e ka botuar ditë më parë është “Vështrime letrare” 2016.
Në këtë vepër, autroi në fjalë ka tubuar disa recensione apo vështrime për librat e lexuara. Në fillim të veprës, N. Ramadani bënë fjalë për veprën: “Vargje hyjnore”të autorit Z. Fazliut, , mandej për veprën “Me sytë e ëndjes” të autores Linditë Ramshi, “Përtej harrimit” të Mexhit Mehmetit”, “Modernizmi dhe univerazaliteti” të A. Canajt, “Copëzime kohore” të Sabit Rrustemit etj.

Vepra e autorit bën fjalë vështrimet në prozë, si janë: “Kalorësi i Karadakut” të Ibrahim Kadriut, “Një ëndërr e këputur” të Zejnullah Halilit, “Shalosje psikologjike” të B. M, “Dashuri pa kufij” të Sh. Kadishanit, “Qiriu në erë” të Osman Behlulit, dramat: “Miti dhe realiteti” prej dr. B. Baliut, dy drama të Mexhit Mehmetit, kritikë dhe publicistike; Veprat e Nuhi Ismajlit, “Epika popullore” prej M. Misinit, “Fillimet e barazisë gjinore” të B. Gërbeshit, “Elena Gjika” të B. Gërbeshit. “Hasan Alia...” R. Asllanit, “Reflektime dhe realitete” të Izmi Zekës, “Lufta për Trepçën” të D. Dautit etj.

Me fjalë të tjera, vepra e autorit është një përpjekje shkrimore rreth librave të krijuesve tanë, të cilët, në një formë a tjetër, kanë lënë gjurmë me poezi, tregim, prozë të gjatë apo me ndonjë trajtesë tjetër letrare. Tefik Selimi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat