Vetëm pesë orë gjumë e dëmtojnë zemrën

Shëndetësia

Vetëm pesë orë gjumë e dëmtojnë zemrën

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 16:22
Ilustrim

Të flesh vetëm pesë orë natën rrit ritmin e rrahjeve të zemrës dhe efektet negative mbi shëndetin e saj dhe këto pasoja janë edhe më të rënda nëse flihet në orët e gabuara, për shembull gjatë ditës.

Ky studim është bërë me një grup të rriturish të shëndetshëm dhe rezultatet janë publikuar në revistën shkencore “Hypertension” nga Daniela Grimaldi i Universitetit “Feinberg School of Medicine”.

Ky studim shërben më shumë për personat që punojnë gjatë turneve të natës.

Vullnetarët janë ndarë në dy grupe dhe për një javë kanë fjetur vetëm pesë orë në 24, por njëri grup ka fjetur gjatë natës dhe tjetri gjatë ditës. Studiuesit kanë matur vazhdimisht një seri të dhënash duke filluar nga presioni i gjakut, ritmi i zemrës, ndryshueshmëria e intervaleve nga një rrahje në tjetrën, nivelin e hormonit të stresit norepinefrina në urinë e tjere.

Nëdrsa rezultatet e testeve treguan se presioni i gjakut mbetet stabël, por ritmi i zemrës është rritur tek të gjithë vullnetarët. Në grupin që ka fjetur në orët e ditës, niveli i norepinefrinës rezultoi më i lartë , ndërsa ndryshueshmeria e rrahjeve të zemrës ra gjatë orëve që ishin zgjuar.

“Rënia e ndryshueshmërisë së ritmit të rrahjeve të zemrës konsiderohet një tregues me rrezik kardiovaskular”, shpjegon Grimaldi.

Por sinjalet më alarmante janë vërejtur gjatë fazës së gjumit të qetë, kur normalisht presioni dhe ritmi kardiak bien dhe mundësojnë shlodhjen e muskulit kardiak. Në vullnetarët e të dyja grupeve ritmi kardiak është rritur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat