Ahmeti – Hysa: Deklaratat e pamatura nuk mund të cënojnë marrëdhëniet e Shkupit me Prishtinën

Maqedonia

Ahmeti – Hysa: Deklaratat e pamatura nuk mund të cënojnë marrëdhëniet e Shkupit me Prishtinën

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 15:17
Ali Ahmeti - Ylber Hysa

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot ka vizituar ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, ku është pritur nga ambasadori Ylber Hysa.


Lideri i BDI-së Ahmeti bashkëbisedoi me ambasadorin Hysa mbi zhvillimet më të reja në Maqedoni, pas rikthimit të institucioneve, tërheqjës së faljes si dhe vizitës së fundit të ndërmjetësit special nga Gjermania, z. Johanes Hajndll.
Bashkëbiseduesit vlerësuan se marrëdhëniet Maqedoni-Kosovë mund të ngritën në një nivel edhe më të mirë dhe se bashkëpunimi ndërshqiptar vazhdon të kundrohët brenda idese së synimit Euro-Atlantik dhe se populli shqiptar kudo që jeton është garancë për këtë synim aftagjatë rajonal.


Në këtë kontekst, marrëdhëniet e shkëlqyera midis Prishtinës dhe Shkupit si dhe besimi i ndërsjellë nuk mund të cënohen nga deklarata të pamatura të zyrtarëve të caktuar.


Pas vendimit për kalim të kufirit vetëm me letërnjohtime dhe nënshkrimit të shumë marrëveshjeve bilaterale, ky bashkëpunim do të intensifikohet edhe më tej.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat