Sali Berisha: Edi Rama dhe Saimir Tahiri “hëngrën” kokën e Çakos njësoj siç bënë me Artan Didin

Shqipëria

Sali Berisha: Edi Rama dhe Saimir Tahiri “hëngrën” kokën e Çakos njësoj siç bënë me Artan Didin

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 13:42
Sali Berisha

Pasi gjykata me kërkesë të prokurorisë vendosi të pezullojë nga puna drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, ish- kryeministri Sali Berisha përmes një shkrimi në facebook shprehet Edi Rama dhe Saimir Tahiri hëngrën kokën e Haki Çakos.
Statusi i Berishës

Edvin Shullazi dhe Saje qorri kryepolicofag!

Pasi hengren koken e Didit per lidhjet e tyre kriminale me Frrokun, tani Edvin Shullazi dhe Saje qorri hengren dhe koken e Çakos duke e implikuar ne krimin antikushtetues te pergjimit te kundershtareve politik!

Te dashur miq, Edvin Shullazi dhe Saje qorri, ne nje hark kohor te shkurter hengren kokat e dy kryepoliceve duke i zhytur ata ne krime te dobishme per Edvinin dhe Sajen.

Keshtu, mercenarit Artan Didi, drejtor i pergjitheshem i policise se shtetit i imponuan krimin e fshehjes se kerkeses belge per ekstradimin e vrasesit Mark Frroku dhe pas zbulimit te krimit u detyruan ta shkarkojne nga detyra, ti presin koken per te lare duart e tyre te pista.

Vetem pak muaj pasi i hengren koken Didit te krimit, Edvin Shullazi dhe Saje qorri hengren koken e mercenarit tjeter, drejtorit te ri te pergjithshem te policise se shtetit, Haki Çako.

Neo-bllokmeni Edvin Shullazi ne stilin e eterve te tij, manjak i metodave te sigurimit te shtetit realizon me Çakon krimin e shemtuar te pergjimit antikushtetues dhe antiligjor te presidentit te Republikes, te kryetarit te opozites, krereve te institucioneve shteterore, deputeteve te te gjithe spektrit, diplomateve te huaj, gazetareve, analisteve artisteve, deri dhe qindra qytetareve te thjeshte. Implikimi ne krime te tilla monstruoze i drejtoreve te pergjithshem te policise se shtetit deshmon shnderrimin e ketij institucioni themelor te shtetit nga Rama, Saje qorri dhe mekembesat e tyre mercenar me uniforme, ne nje organizate kriminale. Kurse per keta drejtore qe ikin si qeni ne vresht mund te them vetem se kane gjetur fundin e merituar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat