Mbrëmë u kap në flagrancë duke vjedhur një banesë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Mbrëmë u kap në flagrancë duke vjedhur një banesë në Prishtinë

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 12:50
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë ka arrestuar një person, i cili është kapur në flagrancë duke vjedhur një prej banesave.

Sipas viktimës, i dyshuari në bashkëpunim edhe me dy të dyshuar tjerë të panjohur kishin vjedhur një laptop “Dell” në vlerë 1100 euro, dhe një orë dorë në vlerë 220 euro.

“Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një mjet metalik rreth 60 cm i gjatë, i cili dyshohet të jetë përdorur nga të dyshuarit”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa që njësitet policore janë duke hetuar rastin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat