Gjykata pezulloi Drejtorin e Policisë, reagon Manjani

Shqipëria

Gjykata pezulloi Drejtorin e Policisë, reagon Manjani

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 13:21
Ylli Manjani

Pas pezullimit nga gjykata të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, ka reaguar ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Manjani thekson se vendimi i gjykatës është çështje që i përket zbatimit të ligjit.

“Në përgjigje të interesit të medias lidhur me qëndrimin e Ministrit të Drejtësisë, z. Ylli Manjani mbi vendimet e Gjykatës së Tiranës, përfshirë edhe atë për pezullimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, z. Haki Çako, Ministri Manjani bën me dije se këto janë çështje të zbatimit të ligjit dhe nuk mund të komentohen nga ana e tij, sikurse edhe ligjërimi politik nuk do të ndihmonte aspak për ecurinë e çështjes”, thotë ministri Ylli Manjani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat