Pajisja e përgjimit, pezullohet kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako

Shqipëria

Pajisja e përgjimit, pezullohet kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 12:14
Prokuroria e Përgjithshme

Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar paraditen e sotme se drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako është pezulluar nga detyra në lidhje me hetimin mbi pajisjen e përgjimeve.

Përmes një komunikate, organi qendror i akuzës bën me dije se, Çako akuzohet për shpërdorim detyre, pasi nuk ka marrë masa për të siguruar hyrjen dhe administrimin e kësaj pajisjeje, e cila ka hyrë në vendin tonë pa iu nënshtruar kontrollit doganor dhe pa autorizimin përkatës të kryeprokurorit.

Gjithashtu, “Çako ka mohuar që kjo pajisje të mund të jetë përdorur për përgjime të paligjshme”, vijon komunikata zyrtare e prokurorisë.

Ndërkohë, prokuroria ka urdhëruar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për drejtorin e Forcave Operacionale të Policisë së Shtetit, Artion Duka dhe për specialistin Ention Xhelilaj.

“Dy zyrtarët akuzohen për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe nga hetimet rezulton se në dy raste pajisja është lëvizur nga specialisti Ention Xhelilaj”, vijon njoftimi zyrtar.

Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet mbi këtë rast, "për t ë provuar ndër të tjera edhe zyrtarë të tjerë të lartë që mund të jenë përfshirë në veprimtarinë e dyshuar si të paligjshme të përgjimeve".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat