Ministria e Drejtësisë vazhdon punën në strategjinë për reduktimin e dhunës në familje

Lajme

Ministria e Drejtësisë vazhdon punën në strategjinë për reduktimin e dhunës në familje

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 11:38
Grupi Koordinues Ndërministror kundër Dhunës në Familje

Zëvendësministri i Drejtësisë, Lirak Çelaj sot ka marrë pjesë në takimin e dytë me radhë të Grupit Koordinues Ndërministror kundër Dhunës në Familje që u organizua n? ndërtesën e Ministrisë s? Drejtësisë, që p?r qëllim kishte koordinimin dhe informimin rreth strategjisë në të cilën po vazhdon të punohet, por edhe në aktivitetet tjera në dobi të reduktimit të dhunës në familje.

Siç thuhet në një komunikatë, gjatë fjalës s? tij, zëvendësministri Çelaj para t? pranishmëve tha se tashmë është shpërndarë drafti i parë i strategjisë i cili do të ndahet edhe njëherë për komente dhe pastaj do të vazhdohet me procedurat për aprovimin e dokumenteve strategjike.

“Po ashtu Zëvendësministri Çelaj njoftoi t? pranishmit se ky draft fillimisht do të dërgohet në Ministrinë e Financave dhe më pas në Zyrën për Planifikim Strategjik pranë Zyrës së Kryeministrit. Çelaj shtoi se pas aprovimit, si zyre, por edhe si grup koordinues ndërministror do të bashkëpunojmë ngushtë me bashkëpunëtorët dhe donatorët ekzistues, por edhe të rinjtë, në mënyrë që të sigurohen mjetet e nevojshme për jetësimin në praktikë të këtij programi”, thuhet në komunikatë.

Gjatë takimit grupi ka vazhduar diskutimin rreth hartimit të strategjisë si dhe koordinimit të aktivit eteve të cilat do t? kontribuojnë në reduktimin e dhunës në familje.

Çelaj n? fund ka falënderuar OSBE-n? për përkrahjen e vazhdueshme që po ofron për këtë program, përfshirë edhe UNDP dhe UN Women.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat