Kremlini: Stërvitjet e NATO-s në Poloni s’i kontribuojnë sigurisë

Bota

Kremlini: Stërvitjet e NATO-s në Poloni s’i kontribuojnë sigurisë

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 11:17
Poloni

Kremlini ka kritikuar stërvitjet masive ushtarake të NATO-s në Poloni.

Zëdhënësi Dmitry Peskov ka thënë se ato nuk i kontribuojnë atmosferës së besimit dhe të sigurisë në kontinent.

Anëtarët dhe partnerët e NATO-s kanë nisur të hënën stërvitjet më të mëdha të përbashkëta në Poloni.

Stërvitjet do të zgjasin deri më 16 qershor dhe vijnë në kohën kur vendet e Evropës qendrore dhe lindore kërkojnë garanci më të mëdha për siguri përballë Rusisë gjithnjë e më agresive.

Stërvitjet po ashtu zhvillohen vetëm disa javë para se NATO-ja të mbajë samitin në Varshavë.

Në këtë samit, ku do të vendoset nëse NATO-ja do të rrisë praninë e trupave dhe të pajisjeve në bazat në Poloni dhe në shtetet e Baltikut, do të marrë pjesë edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat