“T’i godasim me shkopinj në kokë”, urdhrat e 16-vjeçarit shqiptar

Kronikë e zezë

“T’i godasim me shkopinj në kokë”, urdhrat e 16-vjeçarit shqiptar

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 10:37
Policia Italiane

Nëse na pikasin duke grabitur asnjë hezimit, t’i godasim me shkopinj në kokë”, këto janë urdhrat e “kapos” së dy bandave hajdutësh në Piza të Italisë, të udhëhequr nga një minoren shqiptar. Por këto urdhra, që janë përgjuar nga karabinierët, i kanë befasuar këta të fundit për egërsinë e tyre, kur kanë mësuar moshën e liderit, një 16-vjeçar shqiptar.

I pamëshirshëm, ai ishte i gatshëm që të rrahë, lidhë dhe torturojë një të moshuar dhe i gatshëm për ta hedhur atë në lumë, nëse ai do të jetë një dëshmitar i mundshëm. Lëvizja e bandës ishte super e kujdesshme, ata ktheheshin vazhdimisht për të kontrolluar nëse dikush po i ndiqte.

E nëse shikonin një lëvizje ndryshonin menjëherë rrugë.
“Shkojmë në plazh” ishte kodi për të sinjalizuar se ishin gati për të bërë lëvizjen. Por pavarësisht masave që merrnin, nuk kanë mundur që t’i shpëtojnë kurthit të karabinierëve.

Por si vepronin ata?
Vëzhgimi i shtëpive i lejonte që të kuptonin, nëse i vlente që të viheshin në veprim. Dy bandat e të rinjve, ku shumica ishin shqiptarë, një kosovar dhe një rumun, nuk të ndaleshin nëse kishte sistem alarmi apo hekura.

Ata përdornin një gur fresibël për të prerë hekurat, ndërsa një prej tyre, sipas agjentëve me një aftësi të jashtëzakonshme, ngjitej nëpër bordura. Kishte dhe raste që ata i kërkonin këshilla prindërve. Sipas agjentëve që i mbanin nën vëzhgim,një ditë përpara një prej banesave të marra nën shënjestër, ishte paraqitur dhe një prej baballarëve të grupit.

Për t’i dhënë vetes kuroja, të rinjtë ishin përdorues të drogave, veçanërisht të kokainës dhe ketaminës. Dhe pikërisht përdorimi i këtyre substancave i bënte dhe më të rrezikshëm dhe të pamëshirshëm. Por sipas agjentëve, më kohën rreziku i tyre është shtuar, sepse tashmë ata ishin në gjendje dhe të qëllonin. Si në një rast, kur pak ditë më parë kur katër prej tyre janë pikasur nga agjentët e policisë, në kopshtin e një shtëpie në zonën e San Giusto.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat