Kundërshton punonjësit e policisë, pranga 23-vjeçarit

Kronikë e zezë

Kundërshton punonjësit e policisë, pranga 23-vjeçarit

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 10:17
Ilustrim

Ka kundërshtuar punonjësit e policisë që e kishin ndaluar për një kontroll dhe ka përfunduar në pranga. Por situata për shtetasin Gjon Martinaj është vështirësuar pasi në posedim i janë gjetur mbi 400 gramë kanabis.

Agjentët e policisë së Lezhës e kanë shoqëruar atë për në komisariatin më të afërt, ndërkohë që kanë sekuestruar automjetin e tij.

Burime policore bëjnë me dije se në momentin e ndalimit, 23-vjeçari Martinaj ka tentuar t’i marrë bllokun e gjobave agjentit, ndërkohë që një person tjetër që udhëtonte me të ka dalë nga mjeti duke refuzuar urdhërin për të qëndruar brenda tij.

Ky i fundit është vendosur të procedohet në gjendje të lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat