Ramazani boshatis plazhet e Strugës e Ohrit

Maqedonia

Ramazani boshatis plazhet e Strugës e Ohrit

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 09:54
Plazhi i Strugës

Dita e parë e fillimit të muajit të shenjtë e të bekuar të Ramazanit, sipas kalendarit islamik ka filluar njëmbëdhjetë ditë më parë se vitin e kaluar dhe ka “detyruar” të gjithë pushuesit e konfesionit mysliman të braktisin Strugën, respektivisht plazhet e Liqenit të Ohrit.

Largimi nga plazhi, edhe pse gjatë ditëve të kaluara nuk kishte ndonjë vërshim të theksuar, me përjashtim të ekskursioneve të shkollave nga mbarë Maqedonia, i ka hequr qytetit gjallërinë e zakonshme.

Siç është e njohur, sipas kalendarit islamik, muaji i shenjtë i Ramazanit, lëviz çdo vit. Viti sipas kalendarit islamik (që është vit me 12 muaj lunarë), ka 354 ditë (për dallim nga kalendari gregorian që ka 365 ditë).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat