Arrestohet profesori Bobek Shuklev gjatë aksionit policor të MPB-së

Shkupi

Arrestohet profesori Bobek Shuklev gjatë aksionit policor të MPB-së

Më: 6 qershor 2016 Në ora: 16:36
Ilustrim

Profesori universitar dhe ish-dekan i Fakultetit Ekonomik të Universitetit Shën Qirili dhe Metodi, Bobek Shuklev, është arrestuar gjatë një aksioni policor të MPB-së që sot është zbatuar në fakultet, duke iu referuar burimeve të hetimit.

Sipas informacioneve, që deri tani nuk janë vërtetuar nga MPB-ja, në aksionin e koduar “Erazmus” janë të dyshuar gjithsej tetë personal, por në këtë moment është arrestuar vetëm profesori Shuklev, ndërsa policia ende është në kërkim pas të tjerëve.

Mediat maqedone jozyrtarisht transmetojnë se në mesin e të dyshuarve, supozohet të jetë edhe një anëtar i Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve (AMSHA).

Të dyshuarit, sipas informacioneve të para, akuzohen për marrje dhe dhënie ryshfet, ndërmjetësim kundërligjor, shpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit, si dhe për vepra tjera që kanë të bëjnë me korrupsionin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat