Vazhdon greva e administratës gjyqësore

Shkupi

Vazhdon greva e administratës gjyqësore

Më: 6 qershor 2016 Në ora: 14:55
Ilustrim

Seanca për “Lagjen e Trimave” riktheu në vendet e punës administratën gjyqësore e cila është hedhur në grevë. Për shkaqe sigurie ata qëndruan brenda, por nuk pranuan palë.

“Sot nuk do të dalim jashtë për shkak të gjykimit. Greva do të vazhdoj brenda në korridore. Të nesërmen gjithashtu do të bëjmë grevë në korridore, ndërsa të mërkurën me kolegët nga e gjithë Maqedonia do të shkojmë para Ministrisë së drejtësisë”,deklaroi Riste Lashkoski, kryetar i këshillit grevist të Gjykatës Themelore Shkupi 2.

Nga sindikata thonë se me grevën masovike të mërkurën para Ministrisë së drejtësisë, sërish do t’i përkujtojnë kompetentët për kërkesat e tyre për rritjen e shtesave të pagave prej 35% dhe ndryshimin e Ligjit për administratë gjyqësore dhe publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat