Sulmet me bombë vrasin deputetin afgan

Bota

Sulmet me bombë vrasin deputetin afgan

Më: 5 qershor 2016 Në ora: 19:49
Ilustrim

Një deputet afgan dhe tre persona të tjerë janë vrarë nga një shpërthim bombe në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Sipas zyrtarëve, Sher Wali Wardak u plagos nga shpërthimi që ndodhi jashtë shtëpisë së tij, ndërsa vdiq rrugës për në spital.

Deri më tani askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Së fundmi, të paktën shtatë persona u vranë dhe më shumë se 20 janë plagosur, kur disa talebanë të armatosur sulmuan një gjykatë në provincën Logar.

Në anën tjetër, reagim sa u përket këtyre sulmeve ka premtuar presidenti afgan Ashraf Ghani, i cili ka thënë se do të ndëshkojë talebanët për sulmet e prillit, ku mbetën të vdekur 64 persona.

Përpjekjet për paqe kanë ngecur këtë vit për shkak se Talibani refuzoi të marrë pjesë në bisedime të reja me qeverinë afgane, përderisa forcat e huaja ishin larguar nga vendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat