"Kunati u plagos vetë me thikën e tij"

Kronikë e zezë

"Kunati u plagos vetë me thikën e tij"

Më: 5 qershor 2016 Në ora: 19:07
Laert Kumaraku

“U vetëplagos me thikën që mbante me vete, unë nuk e kam vrarë”. Kështu është mbrojtur Laert Kumaraku, i akuzuar për vrasjen e vëllait 30-vjeçar Dritan Mali, 37-vjeçari shqiptar që humbi jetën në shtëpinë e tij të premten në Vobarno, Itali.

Rindërtimi i ngjarjes për hetuesit është bërë nga i dyshuari Kumaraku, i cili e përshkruan kunatin e tij si një baba jo të mirë, që dhunonte shpesh herë gruan e tij. Kështu ndodhi edhe të premten, shkruajnë mediat italiane: gruaja u qëllua me shuplaka nga Dritan Mali i cili e gjuajti edhe me një gotë.

Në këtë moment ka ndërhyrë vëllai i Jerinës, i cili duke mbrojtur të motrën e kërcënoi bashkëshortin e saj se, “nëse nuk ndalet do të thërras policinë”.

Midis dy burrave nisi një konflikt që përfundoi në një zënkë në kuzhinë, më pas në divan, në dhomën e ngrënies derisa përfunduan në tokë ku u vra me thikë Dritan Mali.

Sipas policisë, Laert Kumaraku ishte ai që i nguli në zemër thikën kunatit të tij, por ky i fundit e mbron veten duke thënë: “Unë nuk pashë asnjë thikë, Dritani vdiq pasi u vetëplagos nga një thikë që ai mbante”.

Ekzaminimet mjekësore janë ato që pritet të zbardhin të vërtetën. Një autopsi në trupin e viktimës mund të japë informacion të dobishëm për të rindërtuar ngjarjen.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat