Urim nga Komisioni për bashkësi fetare për fillimin e muajit të Ramazanit

Maqedonia

Urim nga Komisioni për bashkësi fetare për fillimin e muajit të Ramazanit

Më: 5 qershor 2016 Në ora: 11:54
Xhami ne Maqedoni

Drejtoresha e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, Valentina Bozhinovska, sot, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, dërgoi urim deri te kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Reis Ul Ulema, Haxhi efendi Rexhepi.

“Më lejoni që Juve personalisht dhe anëtarëve të Rijasetit, muftinjëve, imamëve dhe të gjithë qytetarëve të konfesionit islam në Republikën e Maqedonisë, t’u uroj fillimin e muajit më të shenjtë te myslimanët, Ramazanin, duke ju dëshiruar që ditët në këtë muaj t’i kaloni në paqe dhe mirëqenie në Familjet dhe shtëpitë e juaja. Le të jetë kjo festë nxitje për ruajtjen e vlerave universale të muajit Ramazan dhe në këtë frymë të vetëdijes më të madhe dhe të pastrimit shpirtëror, të përkushtohemi në ndihmesën e ndërsjellë dhe respektimin si vlerat më të larta të cilat kontribuojnë për të ardhmen tonë të ndrritur”, thuhet në urim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat