Antipastë me brokoli, patate dhe ullinj

Receta gatimi

Antipastë me brokoli, patate dhe ullinj

Më: 5 qershor 2016 Në ora: 00:46
Antipastë me brokoli, patate dhe ullinj

Përbërësit për 4 persona:

500g patate

300g brokoli

250g proshutë

100 g djathë Philadelphia

6 lugë vaj ulliri

4 lugë pate ullinjsh

kokrra ullinj pa bërthamë për dekorim

Përgatitja:

Ziejmë me avull (mundësisht) ose në tenxhere me ujë, brokoli dhe patatet veç e veç.

Grijmë me grirësin e frutave ose në mikser proshutën, shtojmë djathin dhe e përziejmë mirë sa të bëhet krem homogjen

Me pirun shtypim mirë patatet sa të bëhen si pure. I rregullojmë për kripë e piper dhe i përziejmë me 2 lugë vaj ulliri.

Brokolit i grijmë me grirësin e frutave bashkë me 2 lugë vaj ulliri, kripë e piper. Në format e vogla hedhim pak nga patatet dhe e nivelojmë mirë, shtojmë pak brokoli, I nivelojmë dhe këto e së fundmi krijojmë një shtresë me proshutën e grirë.

I lëmë në frigorifer për 3 orë. Në momentin që do t’i shërbejmë, i zbukurojmë me pate ullinjsh, me kokrra ullinjsh dhe pak vaj ulliri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat