Babai i Bersant Celinës arsyetohet në këtë mënyrë për kartonin e kuq

Sporti

Babai i Bersant Celinës arsyetohet në këtë mënyrë për kartonin e kuq

Më: 4 qershor 2016 Në ora: 23:53
Bersant Celina

Kartoni i kuq i marrë në ndeshjen e fundit të Kosovës nga Bersant Celina nuk hapi shumë polemika dhe reagime, ndoshta, për shkak të fitores së Kosovës në takimin ndaj Ishujve Faroe.

Megjithatë, është babai i mesfushorit të Manchester Cityt, Edvar Celina, i cili është munduar ta arsyetojë kartonin e kuq të pranuar nga djali i tij në takimin e parë miqësorë të Kosovës pas pranimit në UEFA dhe FIFA.

Ai ka postuar një tabelë të kartonave të kuq të dhënë nga gjyqtari i ndeshjes së Kosovës të shtunën, Alexandre Boucat. Celina arsyetohet me faktin se gjyqtari belg ka dhënë minimumi tre karton në 10 ndeshjet e fundit.

“Statistika e referit me kartona në ndeshjet e fundit, minimum 3 për ndeshje”, shkruan Edvar Celina në Facebook, duke e shoqëruar me foton e statistikave të gjyqtarit Boucat.

Celina ka zhvilluar pesë ndeshje me kombëtaren e Kosovës, nga të cilat ka shënuar një gol dhe ka pranuar një karton të kuq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat