25-vjetori i krijimit të PS-së, festë në Elbasan

Shqipëria

25-vjetori i krijimit të PS-së, festë në Elbasan

Më: 4 qershor 2016 Në ora: 22:46
Elbasan, u festua 25-vjetori i krijimit të Partisë Socialiste

Këtë të shtunë në Elbasan u festua 25-vjetori i krijimit të Partisë Socialiste. Ish-nënkryetari Servet Pëllumbi vlerësoi rolin transformues të PS në këto 25 vite, si një forcë që promovon vlerat e social-demokracisë evropiane.

Drejtuesi politik për qarkun e Elbasanit, deputeti Taulant Balla, falënderoi Gramoz Ruçin, Fatos Nanon, Servet Pëllumbin, Dritëro Agollin dhe Edi Ramën, të cilin e konsideroi kryeministrin më të mirë të Shqipërisë në këto 25 vjet.

“Së bashku kemi përpara shumë sfida që lidhen me forcimin e karakterit demokratik dhe natyrën reformiste të Partisë Socialiste, si një forcë moderne e së majtës së re evropiane. Rritjen e kapacitetit tonë monitorues mbi cilësinë e funksionimit të institucioneve qendrore në territor; përmirësimin e ndërveprimit në koalicion me partnerët tanë, jo vetëm në qendër, por sidomos në bazë; thellimin e transparencës me publikun në çdo vendimmarrje; zgjerimin e rrugëve të komunikimit të partisë e të qeverisë me qytetarët; rritjen e mëtejshme të anëtarësisë dhe krijimin e një sistemi efikas informacioni të brendshëm, për të siguruar bashkëveprimin sistematik mes të gjitha niveleve të organizatës sonë, nga anëtari deri tek kryetari i partisë”, tha Balla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat