Si ta kuptosh që duhet ta ndryshosh gjinekologun?

Shëndetësia

Si ta kuptosh që duhet ta ndryshosh gjinekologun?

Më: 4 qershor 2016 Në ora: 21:36
Ilustrim

Nëse je si shumica e vajzave, asgjë nuk të shkakton më shumë ankth sesa një takim te gjinekologu.

Sigurisht, nëse shkon atje, do bësh një kontroll shumë intim dhe kjo të vë në një situatë jo dhe aq të këndshme. Ndoshta është dhoma, ndoshta aparaturat, ndoshta gjithë procedurat, por vizita te gjinekologu nuk është mënyra që do zgjidhje për të kaluar mëngjesin ose pasditen.

Por është e nevojshme dhe gjatë kësaj kohe delikate, gjinekologët duhet të jenë empatikë dhe të të ndihmojnë. Për fat të keq, jo të gjithë janë aq qetësues sa do na pëlqente. Ki kujdes nëse dallon këto shenja domethënëse që tregojnë që mjeku nuk bën për ty duhet ta ndryshosh mjekun.

Ata nuk të bëjnë pyetjet e nevojshme në fillim të vizitës 
Kjo mund të duket pa kuptim, por t’i japësh gjinekologut një histori të plotë mjekësore të vetes është shumë e rëndësishme për një trajtim të mundshëm parandalues. “Nëse ke shkuar për një kontroll të përgjithshëm gjinekologjik, doktori duhet patjetër të marrë një historik që përfshin sëmundjet familjare dhe të shkuarën mjekësore”, thotë mjekia obsteto-gjinekologe Alyssa Dweck.

Ata nuk të pyesin për rutinën tënde ditore
Mund të duket sikur gota, ose tre gotat, e verës së mbrëmjes, nuk i duhet doktorit, por veprimet e vogla të së përditshmes si pijet ose tymosja mund të japin një ndryshim të madh. “Është e rëndësishme t’i dish zakonet e pacientes, duhanpirjen, përdorimin e pijeve alkoolike, aktivitetet sportive, dietat apo angazhimin në veprimtari të tjera që mund të ndikojnë shëndetin”, shpjegon Dweck për të gjitha pacientet! [gjinn]

Ata nuk flasin me ty për vendimet që marrin 
Ti je i vetmi person përgjegjës që kontrollon trupin tënd. Kështu, nëse doktori të sugjeron diçka që nuk të duket shumë e përshtatshme, duhet t’ia thuash. “Një gjinekolog i mirë është i aftë ta personalizojë trajtimin me nevojat e tua dhe të sugjerojë disa mundësi për çdo problem,” konfirmon Krychman. Ndonjëherë ekzistojnë shumë metoda për të trajtuar një gjendje specifike dhe pacienti, duhet të angazhohet në procesin e marrjes së vendimit.”

Atyre u mungon ndjeshmëria dhe empatia 
Në ka diçka që gjinekologu dhe njeriu yt më i afërt e kanë të përbashkët, është që ti mund t’u besosh me sy mbyllur. Të gjitha marrëdhëniet e mira janë të ngritura mbi këtë ndjenjë dhe duke qenë që po flasim për tema shumë personale dhe potencialisht të sikletshme, ti do të kesh besim që mjeku yt do jetë plotësisht empatik për nevojat e tua. Pra, mund ta marrësh si dramatizim të kotë, por me shenjën e parë të pandjeshmërisë, duhet të çohesh e të dalësh nga dera. Përgjithmonë!

Ata shmangin pyetjet e sikletshme 
Sëmundjet, rrjedhja e pakomandueshme e urinës, probleme me seksin… lista e temave të sikletshme për të cilën do të flasësh me gjinekologun tënd vazhdon, por një mjek i mirë duhet të dijë t’i pëmendë ato, që mos ta kesh të nevojshme t’i përmendësh. Megjithatë, ki parasysh, gjinekologu nuk lexon mendjen, kështu që shkruaj një listë me pyetjet që ke për të nëse do e kishe të vështirë t’i përmendje në një bisedë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat