PDIU, Braho: Ministri grek të marri guxim dhe të pranojë gjenocidin ndaj çamëve

Shqipëria

PDIU, Braho: Ministri grek të marri guxim dhe të pranojë gjenocidin ndaj çamëve

Më: 4 qershor 2016 Në ora: 20:12
Vjollca Braho

Vjollca Braho, anëtarja e kryesisë së PDIU-së, tha sot gjatë kongresit të kësaj partie se, ministri i Jashtëm grek, gjatë vizitës që do të zhvillojë në Tiranë, duhet të ketë kurajon për të pranuar gjenocidin grek ndaj popullsisë çame, në vitin 1944.

“Ditën e hënë do të na vizitojë ministri i Jashtëm grek Nikolas Kotzias. Shpresoj që këtë herë ai të ketë kurajon të pranojë të vërtetën e atij gjenocidi që ka ndodhur në Shqipëri dhe meqë në vizitën e kaluar ligjin e luftës e ka quajtur kotësi, të ketë mirësinë dhe guximin që të deklarojë heqjen e tij”, tha Braho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat